Turqi, opozita konteston rezultatin e referendumit ne Gjykaten e Larte

Partia kryesore opozitare turke njoftoi sot se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë Administrative për të anuluar një vendim të kontestuar të Autoritetit Zgjedhor në lidhje me referendumin për zgjerimin e komptencave të presidentit Recep Tayyip Erdogan.Opozita konstestoi ligjshmërinë e një vendimi të minutës së fundit të Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK) për të konsideruar si të vlefshme fletët e votimit të pa shënuara me vulë zyrtare, duke konfirmuar se ky fakt mund të ketë favorizuar në fitoren e kampit të “po”,

Paralajmerohet urdher arrest per Albin Kurtin

Një gjykatës i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka paralajmëruar lëshimin e një urdhër arresti dhe t’i caktohet masa e paraburgimit deputetit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.Paralajmërimi i gjykatësit, pasoi një seancë në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës vitin e kaluar në Parlamentin e Kosovës. Katër deputetë të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli, akuzohen “për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës”

Shqiperia e Madhe”, ambasadori i SHBA në Prishtine kritikon Ramen dhe Thaçin

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i ka quajtur deklaratat për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, si të “pakujdesshme”.“Qeveria amerikane e mbështet sovranitetin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne jemi kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim dhe të reagimeve të tepruara ndaj deklaratave të tilla, të cilat minojnë qëndrueshmërinë në rajon”, tha Delawie në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.