Britania nderron ngjyren e paketave të cigareve ne te gjelber, arsyeja do t’iu befasoje

Rregullat rigoroze për cigare në Britani të Madhe do të fillojnë të zbatohen nga e diela, në përpjekje për të shtyrë njerëzit që të braktisin pirjen e duhanit.Sipas ligjit të ri, të gjitha cigaret do të shiten në pako të standardizuara me ngjyrë të gjelbër, të cilën studiuesit më herët e përshkruan si “ngjyrën më të keqe në botë”.Vendimi që pakot të jenë me ngjyrë të gjelbër është ndërmarrë me qëllim që njerëzit të heqin dorë nga pirja e duhanit, shkruan gazeta britanike “Independent”.