SHBA-ja e identifikon llojin e raketes qe e testoi sot Koreja Veriore

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë Jugore kanë thënë sot se raketa që u testua sot nga Koreja Veriore ishte raketë balistike me rreze të mesme veprimi.Ky ishte testimi më i fundit i raketave balistike i Veriut që është duke e përshpejtuar zhvillimin e programeve raketore dhe armëve bërthamore, transmeton Express.Raketa u shkrep nga një zonë afër rajonit Puckang të Koresë Veriore, dhe fluturojë rreth 500 kilometra drejt lindjes, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore. Ndërkohë, Komanda Amerikane e Paqësorit ka thënë se e ka gjurmuar raketën para se ajo të binte në deti.